Mjekët e Shkodrës lihen të lirë edhe nga Apeli

Gjykata e Apelit në Shkodër, ka lënë në fuqi vendimin e shkallë së parë për mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Shkodër.

Apeli ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi ndërsa mjeku Luan Dragusha është totalisht i lirë, pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë.

Po ashtu janë lënë të lira edhe katër shtetaset pjesë e administratës. I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj, i cili sipas burimeve pritet që shumë shpejt të paraqitet në gjykatën e shkallës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët u akuzuan fillimisht nga prokuroria për disa abuzime lidhur me stendat tek koronarografia por më pas gjykata i la të lirë mjekët dhe i infermierët, vendim të cilin e dha edhe gjykata e Apelit në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?