Mjekët festojnë Pashkët brenda Spitalit Infektiv, Tritan Kalo publikon fotot: Ecim përpara me frymë ekipi, duhet puna e të gjithëve për t’ia dalë mbanë
Mjeku Tritan Kalo ka publikuar në FB festën brenda Spitalit Infektiv të Pashkëve mes mjekëve dhe infermierëve.
Kalo shkruan se stafi brenda Infektivit vijon me frymë ekipi dhe i bën apel të gjithë qytetarëve për durim dhe besim për t’ia dalë mbanë.
STATUSI I TRITAN KALOS
SË BASHKU duhet të ja dalim mbanë betejës me këtë “flamë Covid-19”…13.04.2020…Ditën e shënueme të Pashkëve ja uruam sot njëri tjetrit…EKIPI punëshumë e fjalëpakë i Pavjonit të parë, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT-së…Infemjerja në të majtën time ne foton e dytë quhet Pashke, dhe ishte ajo që na solli shportën plot me vezë të ngjyrosura enkas për këtë ditë…..Po ashtu Agimi kishte përgatitur një shportë te veçantë për të na uruar të gjithve Pashkët, si dhe për të shprehur mirënjohjen e tij në emër të të gjithë të sëmurëve që po trajtohen aty…..Në këtë front kundër Sars-Cov2/Covid-19 janë të mirëpritur të kontribuojnë të gjithë….PROTAGONIZMI dhe GJITHËDIJESHUMËRIA nuku të shpije aty ku duhet….Ato të zhvleftësojnë shumë shpejt, sepse edhe mundësija për të gabuar apo kundërshtuar vetveten është më e madhe…..ECIM përpara vetëm me MODESTI, me DIJENI, me ZEMËRBARDHËSI dhe me frymë EKIPI, sepse MJEKSIA e SHQIPËRIA është e të gjithëve, dhe duhet puna e të gjithëve për tia dalë mbanë….DURIM dhe BESIM në veten tuaj e në PUNËN tonë….