Mjekët flasin për gjendjen shëndetësore të ish-ministrit, Luan Hajdaraga
Luan Hajdaraga, ish-minister i Mbrojtjes dhe ish-deputet e nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, ka pësuar sot në mëngjes një hemoragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga ku kish vajtur për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.
Fatmirësisht në momentin e goditjes nga hemoragjia është ndodhur në doganën e Qafë – Thanës ku edhe i është mundësuar dhënia e ndihmës së parë, për tu transportuar më pas për në reanimacionin e neurologjisë në QSUT, ku po mbahet nën monitorimin e mjekëve.
Burime nga klinika e neurologjisë bëjmë me dije se gjëndja e tij vazhdon të jetë e rendë dhe se do të priten të kalojnë 48 orë për të përcaktuar hapat e metejshëm.
Po të njejtat burime bëjnë me dije se sapo ka mbërritur në QSUT, kanë shkuar për tu gjendur pranë tij eksponentë të jetës politike në vend, ndër të cilët edhe zëvëndeskryetari i LSI-së, Luan Rama.
Ish-ministri socialist dërgohet urgjent me helikopter drejt Tiranës
KOHA JONË SONDAZH

