Mjekët italianë në Lezhë: Do qëndrojmë derisa të kalojë situata e emergjencës

Një staf mjekësh nga Italia kanë mbërritur në Lezhë në shërbim të banorëve të prekur nga tërmeti. Ambulanca dhe stafi i saj nga Firence e Italisë do të qëndrojnë në zonat rurale të Lezhës. Menazheri i transportit shëndetësor publik dhe i asistencës humanitare në zonën e Skandici në Itali thotë se së bashku me stafin e mjekëve do qëndrojmë në Lezhë deri në kalimin e situatës emergjente.

“Kemi ardhur ketu për tju ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti. Do të operojmë kryesisht në zonat rurale të Lezhës aty ku dhe nevoja për sherbim shëndetësor ështëme e madhe. Do të qëndrojme ketu deri në kalimin e kesaj situate emergjente”, tha Ermini Marco, menaxher i transportit shëndetësor publik dhe asistencës humanitare në zonën e Skandici në Itali.

Stafi i mjekëve Italian do të shërbejë si një qendër e levizshme shëndetësore në zonat ku janë vendosur çadra apo ka persona të sëmurë duke dhënë ndihmën e parë dhe siguruar medikamentet e nevojshme. Pjesë e këtij grupi është edhe Vat Marashi, mjeku shqiptar që jeton në Firencë i cili thotë se ata personma që kanë probleme të rënda do dërgohen jashtë vendit.

“Do ndihmojmë me medikamente dhe vizita mjekësore personat e prekur nga tërmeti dhe nëse ka persona që kanë nevojë për shërbim më të specializuar do mundësojmë dërgimin e tyre në Toskana të Italisë”, tha mjeku Vat Marashi.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se lëvizja e tyre në zonat problematike është një ndihmë e madhe dhe mjaft impresionuese duke ju gjendur në nevoje njerzëve aty ku ata janë.

“Në ndihmë ka ardhur një ekip me specialistë italianë që do lëvizë në zonat rurale ku janë vendosur edhe çadra. Si dhe do të kryejnë vizita edhe për banorët e prekur”, tha kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.

Qendra shëndetësore e lëvizshme ka në përbërje 2 mjete dhe dy infermierë ndërsa është e pajisur me të gjitha aparaturat për dhënien e ndihmës mjekësore si dhe medikamentet bazë.

SHKARKO APP