Mjekët: Pacientët me Covid-19 të prekur lehtë, mos shkelni masat

Faza agresive e Covid-19 në Shqipëri duket se ka kaluar, të paktën kështu tha Arben Gjata, shef i Kirurgjisë në QSUT.

”Ishin të frikshme ndryshimet kur hyri Covid-19 në Shqipëri në analizat e gjakut, krahasuar me rezultatet tani. E njëjta histori është edhe në efektet e prekjes pulmonare. Duket që ka një zbutje të sëmundjes ndodhte nga koha, ndoshta nga faktorë të tjerë. Në fazën e hapjes duhet të vazhdojmë të respektojmë masat, distancimin fizik dhe të mos ketë grumbullime të mëdha”.

Mjekët nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit të koronavirusit në vjeshtë bashkë me virozat gripale. Për këtë arsye, tregon shefi i Kirurgjisë, Arben Gjata, nuk planifikohet mbyllja e spitalit Covid-3 në QSUT, i cili do të jetë në ndihmë të shërbimit infektiv.

Në qendrën spitalore “Nënë Tereza” janë rikthyer operacionet e planifikuara këtë javë ndërhyrjet janë kryer vetëm për sëmundjet e rënda, ndërsa në ditët në vijim kirurgjia do të rihapet plotësisht, por me protokolle të reja. Nga ana tjetër, urgjencat kirurgjikale vijojnë të kryen në Spitalin e Traumës, deri në një vendim kur edhe ky shërbim t’i rikthehet normalitetit.

SHKARKO APP