Mjekët që humbën jetën nga Covid-19, Kalo: 24 yje do na mungojnë, janë ”Njerëzit e Vitit”
25 mjekë nuk e kanë fituar betejën dhe kanë humbur jetën nga Covid-19. Mjeku Tritan Kalo ka publikuar foton e tyre, duke i cilësuar si personat e vitit në Shqipëri, ndërsa shkruan se këto ”24 yje që do t’i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve”. Për të nderuar sakrificën e bluzave të bardha që humbën jetën, Kalo thotë se e vetmja mënyrë është që gjithsecili të ndërgjegjësohet dhe të respektojë masat anti-covid. Sot humbi jetën edhe mjeku anestezist dhe njëherësh kryetari e shoqatës Anestezi/Terapi intensive, Mihal Kerci, i cili nuk e fitoi dot betejën e tij me Covid-19.