Mjekët shpëtojnë foshnjen, 28-vjeçarja humb jetën nga Covid-19
Një tjetër lajm të trishtë kanë dhënë mjekët, ku një 28-vjeçare ka humbur jetën nga Covid-19, por bluzat e bardha arritën që të shpëtonin foshnjen edhe pse lindja u bë në muajin e 7-të të shtatzanisë.
Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën, kjo për shkak të gjendjes së rënduar. Paçka ndërhyrjes për të hequr fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk e fitoi betejën me Covid-19, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur pas infektimit.
Ky lajm i trishtë vjen pas ndërrimit të jetës së një 18-vjeçari i cili po ashtu ndërroi jetë ditën e sotme nga Covid-19. E reja ishte me origjinë nga Elbasani, mirëpo u shtrua në Tiranë pasi kishte komplikacione.