Mjekja e Covid-2: E frikshme! Në pak ditë spitali u mbush plot me të sëmurë rëndë
Doktoreshë Loreta Bica tregon se si luftojnë në Spitalin Infektiv mjekët e infermierët, për të shpëtuar jetët e të prekurve që shkojnë në gjendje të rëndë.
Në nje postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar rrefimin e mjekes Bica, teksa bën thirrrje për mbajtjen e maskës, e cila tani është bërë e detyrueshme në ambientet e mbuyllura.
Mesazhi i mjekes
Jo rrallë dëgjoj të pyetet: “E vërtetë?”
Në pak ditë shoh një spital që mbushet frikshëm me të sëmurë në gjendje të rëndë!
Shoh mjekë infermierë, sanitarë që luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë!
Duket sikur e kanë harruar rrezikun e madh që i kërcënon në luftën me Covid-in.
Me të vërtetë e frikshme!
Por Covid-19 është armik shumë i dobët, nëse e luftojmë të gjithë bashkë!
Ju lutem mbroni jetët tuaja dhe jetët tonat, thjeshtë duke vendosur maskën!
Së bashku mund dhe do t’ia dalim.