Mjekja e njohur emërohet zv/ministre e Shëndetësisë

Mjekja e njohur infeksioniste në Spitalin Infektiv, Entela Ramosaçaj (Kolovani), që ka qenë për muaj të tërë në frontin e betejës me Covid-19 ka marrë detyrën e zv/ministres së Shëndetësisë. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama që ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiev, mbledhja u drejtua nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Vendimi:

EMËRIM NË DETYRË

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Swiss Digital Mobile Reklama

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?