Mjekja e njohur tregon shumat që merr një nënë surrogate në botë
doktoresha e njohur, Enriketa Kroi e ftuar në emisionin ”Rudina”, ka treguar më shumë për shumat që një nënë surrogate merr si shpërblim duke mbajtur në bark fëmijën e një çifti.
”Fillimisht kishte një akt noterial që bëhej në prani të një noteri përkundër një shume të caktuar, varionte 30-40 deri në 60 mijë euro. Nëna surrogate binte dakord që të mbante embrionin e çiftit. Pas 9 muajve, nëna që e lindte fëmijën afeksionohej me bebin dhe zhdukej. Tani ka një vendim gjykate që në momentin që nëna lind, fëmija merret dhe regjistrohet në emrin e nënës që ka dhuruar vezët.
Në Shqipëri, ne jemi të varfër në këtë legjislacion. Fuksionon fshehtas, vendoset shtazënia brenda mitrës surrogate, në cerifikatë është emri i nënës që e ka lindur dhe pastaj fillon një proces i gjatë birësimi.
Në Shqipëri funksionon zakonisht brenda familjes. Jemi pro legjislacionit, ne e kemi gati dhe se di pse nuk huazohet nga vendet e botës që e kanë”.
KOHA JONË SONDAZH

