Mjekja kirurge: Kemi pezulluar operacionet, ata me kancer janë me risk të lartë

Kirurgia onkogjinekologjike, Silvana Çeliku ka bërë me dije se kirurgjia ka pezulluar totalisht punën duke kryer vetëm operacionet emergjente. Doktoresha tha se të prekurit me kancer kanë imunitet më të ulët nga covid 19 ndërsa shtoi se ky virus u ka ndryshuar jetën, të gjithëve.

“Si gjithë populli e gjithë bota, edhe ne mjekët dhe unë personalisht, ndihem pak ndryshe, na ka ndryshuar jeta, cilësia e saj, por ne mjekët nuk duhet ta njohim as ankthin as dëshpërimin, për ne është vetëm shpresa, se nëse biem në këtë, atëherë çfarë duhet të bëjë populli që e njeh shumë pak këtë sëmundje. Kjo është një sëmundje që erdhi në mënyrë të papritur, është shumë ngjitëse dhe na bën të gjithëve të reflektojmë.

Kirurgjia ka pezulluar totalisht punën duke shtyrë ato raste që presin dhe duke bërë të gjitha ato raste që janë urgjencë. Ndërkohë kemioterapia, radio terapia vazhdojnë me të njëjtin intensitet. Jemi munduar që t’i cojmë dhe nëpër rrethe aty ku kemi mjekë onkologë. I sëmuri duhet të qendrojë vetëm pa shoqërues dhe yzmeti si të thuash u bëhet nga personeli”, tha doktoresha për News 24 duke shprehur hapur se është pro masave sa më ekstreme.

SHKARKO APP