Mjekja në Pogradec hedh beben në kosh: Mendova se lindi e vdekur

Një rast i rëndë është shënuar në Pogradec, aty ku një mjeke po procedohet penalisht për neglizhencë pasi klasifikoi si të vdekur një foshnje të lindur para kohe.

Nëna 21-vjeçare lindi para kohe foshnjën në javën e 24 të shtatzënisë, ndërkohë që mjekja në kartele e regjistroi si abort dhe për shkak se nuk ka dëgjuar të qarat e para të fëmijës e ka vendosur në një kuti që është lënë në një salle.

Ka qenë halla e foshnjës, ajo e cila pas 3 orësh ka dëgjuar të qarat, duke sinjalizuar personelin se fëmija ishte në jetë. Menjëherë e kanë nisur në Tiranë, por fëmija s’ka mundur të jetojë. Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen.

Nga ana e saj, policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarim të mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një “mrekulli”, ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit.

SHKARKO APP