Mjekja ngre alarmin: Fëmijët po infektohen në masë

Mjekja Lida Shosha ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku bën apel që fëmijëve t’u bëhet tampon pasi pavarësisht se nuk janë kategoria kryesore e rrezikuar, janë trasnmetues dhe mund të riinfektohen shumë lehtë.

Ajo ka publikuar një fotografi ku duken rezultatet për tamponin e një fëmijë vetëm 9 vjeç që rezultatet i ka pozitive.

Postimi i Plotë

🔴Femijet po infektohen ne masë.
#Kujdes!!!
Femijet infektohen, dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj.
🔴Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.
🔴Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor.
👉Bejini tampon femijeve.
👉Ne te njejten dite,
#serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.
#tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e
#riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit

SHKARKO APP