Mjekja pediatre në Sarandë rezulton pozitive me koronavirus

Një mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore të Sarandës ka rezultuar pozitive me Covid 19. Ajo është karantinuar në banesë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Familjarët e saj kanë rezultuar negativ, por tashmë po qëndrojnë të izoluar në banesë. Gjithashtu janë izoluar në banesë edhe 3 infermiere të Pediatrisë, sepse pavarësisht se rezultuan negative ato do të ritestohen.

Në Qendrën Shëndetësore janë bërë dezifektime dhe konsultat tashmë do të vazhdojnë normalisht tek mjekët e tjerë pediatër. /abcnews.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?