Mjekja pneumologe: Vdekjet nga gripi AH1N1 kanë qenë më të larta sesa nga Covid, ndikoi…

Numri i vdekjeve totale në muajt e parë të 2020-s është shumë herë më i vogël sesa viti i kaluar dhe dy vjet përpara, pohon Silvana Bala, mjeke pneumologe tek spitali “Shefqet Ndroqi” në një intervistë për “Monitor Ekonomi”. Ajo shton se kur ne kemi pasur qarkullim dhe gripin AH1N1 edhe vdekjet kanë qenë në një numër më të madh sesa nga Covid-19.

Bala shton se Shqipëria ishte e shpejtë në vendosjeve e masave për shkëputjen e zinxhirit dhe një faktor shumë i rëndësishëm ishte ndërprejra e transportit publik. Bala shton se numri i vogël i vdekjeve është sepse, me të vërtetë është një virus rebel, por përqindjen e vdekshmërisë ky virus e ka shumë herë më të ulët sesa Mersi apo AH1N1, pavarësisht se ky ka prekur në masë të gjerë të gjithë popullsinë e botës.

Sipas statistikave zyrtare, katër mujori i parë i vitit 2020 është shoqëruar me një numër më të ulët vdekjesh krahasuar me një të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndonëse kemi qenë në pandemi, aktualisht kemi vetëm 36 viktima dhe ulje të lehtë të vdekjeve në total. Çfarë do të thotë kjo, cilët janë faktorët që e kanë ndikuar këtë situatë?

Ju keni shumë të drejtë për ketë, sepse unë sivjet, duke menaxhuar konsultat e rretheve, duke parë shtrimet dhe fluksin e pacientëve në spitalin tonë, që është një nga spitalet më të mëdha kombëtare, mund të themi dhe i vetmi kombëtar për sëmundjet respiratore, duke parë edhe numrin e vdekjeve, që është shumë herë më i vogël sesa viti i kaluar dhe dy vjet përpara.

Atëhere kur ne kemi pasur qarkullim dhe AH1N1 dhe vdekjet kanë qenë në një numër më të madh, sesa nga Covid-19. Ju e dini që me të vërtetë është një sëmundje virale, e cila ka qënë e shtrirë në pjesën e Europës, sidomos në Itali, Spanjë dhe Francë dhe ka pasur prekje në masë të popullsisë në Amerikë.

Unë them se Shqipëria ishte e shpejtë në vendosjeve e masave për shkëputjen e zinxhirit. Një faktor shumë i rëndësishëm është ndërprejra e transportit publik, gjë të cilën them që Italia nuk arriti dot ta bënte. Puna në largësi e punonjësve e kishte të domosdoshëm përdorimin e transportit publik, por grumbullimi i këtyre personave me këtë lloj mos ndërprerje dhe vazhdimi të transportit bëri që kjo pandemi të kishte një përhapje shumë herë më të madhe dhe të kishim ato shifra të mëdha, qoftë prekjesh, qoftë viktimash, në Itali.

Gjithashtu faktor tjetër ishte mosha shumë e madhe dhe relativisht e madhe e popullsisë, në krahasim me moshën tonë të re të popullsisë. Ka edhe disa faktorë që po diskutohen e studiohen, si ndotja e ambientit të jashtëm, si rezultat i industries së zhvilluar në Italinë e Veriut.

Shqipëria është për t’u admiruar në fakt në pjesën e menaxhimit të shkëputjes së zinxhirit që në momentin e konfirmimit të rastit zero. Menjëherë u morën këto masa dhe u ngritën gjithë strukturat, për të qenë në shërbim të popullit të prekur nga Covid-19.

Pjesa më e madhe e vdekjeve lidhen me raste, ku ka pasur edhe sëmundje shoqëruese, apo jo?

Numri i vogël i vdekjeve është sepse, me të vërtetë është një virus rebel, por përqindjen e vdekshmërisë ky virus e ka shumë herë më të ulët sesa Mersi apo AH1N1, pavarësisht se ky ka prekur në masë të gjerë të gjithë popullsinë e botës. Po të krahasosh vdekjet me numrin e popullsisë globale, përsëri shifra është e ulët. Kemi vende të shkëputura me një përqindje që shkon te 10, kemi dhe vende që kanë përqindje shumë të ulët, ka dhe vende që nuk janë prekur. Apo ta krahasosh me SARS-in apo Mers-in, Covid-19 absolutisht ka një letalitet me përqindje shumë herë më të ulët sesa dy viruset e tjera.

Ne flasim për vdekje të rasteve, të cilat kanë qenë me sëmundje shoqëruese dhe që Covid 19  i ka rënduar akoma më tepër këto sëmundje shoqëruese  dhe ne nuk kemi vdekje të cilat  janë të konfirmuara  në shtëpi, të cilët kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

A është vënë re nga ana juaj si personel mjekësor, neglizhencë e vizitave mjekësore gjatë periudhës së karantinës?

Të gjithë të sëmurët janë shtruar ose në Infektiv ose në spitalin tonë Covid 2. Kontigjenti më i madh i vdekjeve ka ardhur nga ata pacientë, që sistemi i tyre organik ka qenë shumë i rënduar dhe ato kanë pasur nevojë edhe për tu futur në reanimacion  apo për të qenë në frymëmarrje të drejtuar. Pra dua të them kanë vdekur raste të cilat kanë qenë me klinikë shumë të rëndë, që kanë qënë të menaxhuar, ose të trajtuar në të dy spitalet të vënë në funksion.

Nuk mund të flasim për vdekje nga Covid-19  në shtëpi dhe të themi se ky person në këtë gjendje ka qenë pa ndjekje spitalore. Ne si vend e shikojmë  dhe në raport me Maqedoninë, dhe në raport me Kosovën, nuk po krahasohem fare me vendet e tjera, por me dy shtetet fqinj, me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë. Jemi një vend, i cili këto viktima që kemi ne, janë vdekje të cilat kanë prekur dhe moshat, që kanë dhe sëmundjet shoqëruese.

Statistikisht Covid-19 ka prekur më tepër meshkujt sesa femrat. Një ndër shkaqet që renditet për këtë është konsumi i duhanit. Sa i vërtetë është ky fakt edhe për vendin tonë, a kanë qenë konsumatorët e duhanit, meshkuj, më të ekspozuarit?

Absolutisht që duhani është një nga faktorët kryesorë dhe seksi mashkull është pjesa e seksit që përdor më shumë duhanin, në krahasim me seksin femër. Pirja e duhanit dhe vetvendosja e komplikacioneve të sëmundjeve kronike  respiratore si impakt dëmtues duhani, ka bërë që Covid 19 t’i prekë më tepër burrat mbi moshën 50 vjeç. Pra ata persona që kanë konsumuar mbi 10-15 vjet duhan dhe që dëmi i duhanit në mushkëritë e tyre është i vendosur, ka shkaktuar ato sëmundje kronike dhe Covid-19 i mbivendosur mbi këto mushkëri të sëmura, të lodhura jep komplikacione shumë herë më të rënda se një mushkëri e shëndetshme.

Faktori tjetër është se kemi meshkuj, të cilët kanë konsumuar dhe kanë bërë punë më të rënda, pra janë kontigjenti i burrave që kanë qenë minatorë, që kanë punuar në metalurgji, që kanë punuar në industrinë e rëndë , pra të gjitha këto punë që janë kryer nga meshkuj dhe tashmë ata janë në një moshë mbi 65 vjeç, sepse kjo është edhe mosha e cila preket më tepër nga kjo patologji, nga Covid 19.Monitor

SHKARKO APP