Mjekja Ramosacaj: Do ecim përpara, kthim pas nuk ka. Vargu: Shëndetësia e organizuar? Është një farsë
Për mjeken Entela Ramosaçaj, e ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, beteja me koronavirusin do të fitohet edhe do të kërkojë kohë.
Ndërsa mjeku Petrit Vargu u shpreh se është farsë që kemi një shëndetësi të organizuar mirë në përballimin e Covid-19
Ramosacaj: Ne do të ecim përpara dhe nuk do të kthim mbrapa. Ne do ta fitojmë këtë betejë që kemi nisur edhe pse mund të kërkojë kohë.
Petrit Vargu: Në fakt koronën e kemi pasur mes nesh dhe nuk është larguar si pasojë e luftës që u bë. Me këtë shpërndarje që është bërë në gjithë Shqipërinë. Është farsë që kemi një shëndetësi të organizuar mirë dhe që po e përballon mirë Covid-in.