Mjekja: Virusi luftohet me terapi, jo me vitaminë C. Mosha e prekur është…
Europa është më e prekura nga Covid-19. Silva Shameta Ruli, mjeke drejtuese në departamentin e pneumologjisë geriartrike në republikën e San Marinos, duke u nisur nga përvoja e Italisë por edhe më gjerë, shpjegoi se të gjitha moshat preken nga ky virus, ndryshon vetëm graviteti i shfaqjes së sëmundjes. Fashat moshore më të prekura nga ky virus janë 30-65 vjeç, të cilët sipas saj përbëjnë 86 për qind të të sëmurëve në Itali.
“Pacientët e moshuar janë ata që manifestojnë sëmundjen në gjendjen më të rëndë dhe numri i vdekjeve është ë i madh mbi 80 vjeç, por të infektuar në 86 për qind janë moshat 30-65 vjeç. 1-3 për qind është tek fëmijët dhe të moshuarit. Mendohet se mosha mesatare në Itali është më e lartë se në vendet e tjera. Ky mund të jetë një nga faktorët që numri i vdekjeve në Itali është më i madh”.
Kur të gjithë japin këshilla për përdorimin e vitaminës C apo agrumeve që e përmbajnë atë si portokalli, mjekja tha se ky është një mit që i duhet lënë popullit, pasi patologjia nuk kurohet me agrume por me terapi dhe njohjen e patologjisë.