Mjeku bën parashikimin e frikshëm: Virusi rikthehet në tetor, ja sa shqiptarë do preken
Kur pandemia e Covid-19 po merr mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën, epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti, bën një parashimik aspak pozitiv. Duke iu referuar një studimi të publikuar nga Departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, Imperial College London, ai thotë se në Shqipëri parashikohet të ketë mbi 40 mijë persona të infektuar me Covid-19. Mbrojtja Civile e Italisë deklaron 92.472 të infektuar, me rregull treshi numri real besohet të jetë 92.472 x (9.8/0.15) = 6.041.504 persona të infektuar”.
Sa i takon vendit tonë, sipas tij, masat dhe të gjitha përllogaritjet janë bërë duke marrë si model ecurinë në Itali. ”Në Shqipëri masat u morën shumë më shpejt se në Itali në krahasim me ditën e zbulimit të rastit të parë. Si rrjedhojë, totali i të infektuarve në Shqipëri në analizën paraprake përllogaritet në rreth 41.562 persona”, shprehet mjeku për ”Euronews Albania”. Shqipëria ka deri më tani 15 të vdekur dhe për të ky numër do të kishte qenë 47 deri në 56 nëse masat nuk do të ishin marrë në kohë.
Kur mund të marrë fund kjo pandemi? ”Ky virus nuk do të zhduket, do të jetë për vite me ne. Virusi do të jetë vërdallë njësoj si gripi. Do të zhduket problematika në momentin që do të arrihet imuniteti i tufës, kjo do të mbronte edhe pjesën tjetër. Virusi lëviz ngadalë. Parashikohet një rënie graduale nga gjysma dhe fundi i prillit. Presim një valë të dytë pak më të ulët në momentin kur këto temperatura do të ulën nga gjysma e tetorit”.