Mjeku: Covid-19 s’e prek trurin por pasoja lë. Ka nisur analiza e autopsive
Mjeku Kita Sallabanda, profesor i neurokirurgjisë në Universitetin Complutense të Madridit, thotë se shqiptarët nuk janë të ndërgjegjësuar për rrezikun, duke mos respektuar masat. Për më tepër, ai thekson se Covid-19 lë pasoja dhe ata që nuk e kanë kuptuar është problem serioz.
”Nuk ka një ndërgjegjësim të popullatës. Në Tiranë, në Himarë, Vlorë, Livadh, në Berat, në Belsh, kam parë që njerëzit nuk janë të ndërgjegjësuar, për mbajtjen e maskës. Një qytetar më tha se të pashë në një rrugë dhe ishim vetëm ti dhe unë që kishim maskën. Për të ardhur keq që njerëzit nuk janë të ndërgjegjësuar. Mortaliteti në Shqipëri është 3-5%, më i lartë se në Europë. Covid-19 lë pasoja dhe ata që nuk e kanë kuptuar është problem serioz. Ata që mendojnë se Covid-19 do të zgjidhet me masa mjekësore gabohen. Kjo është çështje sociale, e shoqërisë, politiko-shoqërore”,- tha për ”Report Tv”.
Nga ana tjetër, Sallabanda deklaroi se shifrat në vendin tonë janë të ulëta në krahasim me pakujdesinë që ka popullata shqiptare. Personat që e kalojnë kalojnë në depresion por shtoi se nuk kemi parë dëmtime organike të trurit. Sallabanda theksoi se edhe në Shqipëri ka nisur analiza e autopsive të të sëmurëve që kaluan Covid-19 për pasojat që la sëmundja.
“Kemi filluar studimet për pasojat me autopsitë e të sëmurëve me Covid-19. Ne në Spanjë kemi një studim mbi 90 të sëmurë për të parë se cfarë ndodh në tru. Nuk kemi parë dëmtime organike të trurit, por nervave periferikë, kemi parë dëmtim nervit, që të sëmurët të mos kenë nuhatjen dhe cefale kronike, por jo dëmtime organike të trupit. Kemi parë depresionin, ata që e kaluan Covid-19 kanë kaluar në depresion, por nuk është dëmtim organik i trurit. Por nuk është dëmtim organik. Pamë trompoz por nuk pamë dëmtime të trurit. Nuk e kemi mbaruar studimin. Ka shumë publikime por konkluzione te sakta nuk kemi. Nuk kemi arritur akoma në fazën e analizës, konkluzionet mund të dalin nga muaji tetor”.