Mjeku dhe pedagogu humbin jetën nga Covid-19, Shehu: Pandemia me shifra të rënda në Gjirokastër
Drejtuesi politik i PD në Gjirokastër për zgjedhjet e 25 prillit, Tritan Shehu thotë se ky qark është më i godituri në vend nga pandemia e Covid-19, ku edhe ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e vendosura. Nga ana tjetër, ai ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta si pasojë e Covid-19, të mjekut pneumolog Rustem Keko dhe pedagogut Luis Seiti.
Postimi i plotë
Sot perseri humbje jetesh ne Qarkun e Gjirokastres, nje nga me te goditurit ne vend nga kjo pandemi. Dy figura te nderuara nuk jane me midis nesh: Dr. Rustem Keko, koleg, mjek pneumolog ne Permet, “luftetar” i pa kursyer ne mbrojtje te shendetit te njerrezeve dhe te parimeve te demokracise. Pedagogu i afte dhe i mire i Universitetit te Gjirokastres, Luis Seiti. Fatkeqesisht kjo “liste” humbjesh tashme eshte bere e gjate!
Duke marre shkas nga keto dy humbje desheroj tju shpreh ngushellimet e mia jo vetem familjeve te tyre, por familjeve, miqve, kolegeve, bashkeqytetareve te te gjithe atyre, qe na lane ne kete periudhe tashme nje vjecare te epidemise Covid, ne Gjirokaster, Dropull, Permet, Kelcyre, Memaliaj e Tepelene.
Duke i kujtuar ata jo vetem i respektojme apo tentojme te zbusim dhimbjen e humbjes, por dhe behemi me koshient sa e cmuar eshte jeta e sa shume duhet te bejme per ta mbrojtur ate.