Mjeku i fshatit ikën në Gjermani, banorët ngelen në “dorë të Zotit”
Në fshatin Trevëllazër të Njësisë Administrative Novoselë, banorët nuk marrin shërbimin mjekësor dhe janë të detyruar që të shkojnë në Vlorë për këtë.
Qendra shëndetësore e këtij fshati që nga jashtë duket që suvaja ka rënë nga lagështira, por varësisht kësaj kjo qendër qëndron e mbyllur. Mjeku dhe infermierja nuk ndodhen gjatë gjithë javës për t’u shërbyer banorëve të fshatit.
Nga Shqipëria po largohen gjithmonë e më shumë mjekë e infermierë, pasi Gjermania ka këkuar një numër të konsiderueshëm të tyre.
Pagat dhe kushtet e punës në Shqipëri janë të pakënaqshme, prandaj edhe të rinjtë të diplomuar për mjekësi nuk ngurojnë të largohen për kushte më të mira pune dhe pse jo për të qëndruar përfundimisht në një shtet social ku e mbështet popullin e vet dhe i jep siguri jetese.
Deklarata e banorit:
Fshati ka pasur mjek të përhershëm, por tani është bërë i përkohshëm pasi iku në Gjermani. Funksionon me ditë të caktuara. Një herë në javë vjen mjeku.”
Rruga, uji që mungon dhe energjia që ikën herë pas here kanë larguar shumë të rinj nga fshati Trevëllazër. Ata që kanë ikur kanë vështirësi të vizitojnë prindërit, ndërsa ata që ende janë të vegjël kanë të tjera probleme.
Të pyetur nga gazetari, fëmijët e shkollës fillore thonë se në shkollë nuk kanë drita dhe se nuk ngrohen dot. Nga pamjet e kronikës, duken qartë rrugët e amortizuara totalisht dhe demoralizimi i të rinjve që jetojnë ende në fshat.
Një i ri u shpreh se synimi i tij është që të shkojë jashtë shtetit për një të ardhme më të mirë.

KOHA JONË SONDAZH

