Mjeku i njohur: Ja me çfarë ilaçesh i kemi kuruar 31 pacientët e shëruar nga Covid 19
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar sot se kur mund të dalë Shqipëria nga karantina. Mjeku u shpreh se që nga java e dytë e prillit do zbuten masat e vendosura nga qeveria për karantinimin.
“Unë mendoj që javën e dytë të prillit do fillojnë të zbuten shumë masat dhe nëse qytetarët i kanë respektuar masat e krijuara nga qeveria,” ka thënë Pipero.
Më tej në reagimin e tij, Pipero ka treguar dhe ilaçet që deri tani kanë shëruar 31 pacientë të cilët ishin shtruar tek Infektivi. “Njerëzit e shtruar tek ne kurohen sipas eksperiencës më të mirë të marrë nga Kina, nga Italia dhe vendet e tjera. Kurohen sipas një udhëzuesi që përfshin dy anti-viralë, simptomatikë të tjerë.
Ndërkohë që flasim, ka ardhur një sasi e vogël hidroksilkorine. Në bazë të protokolleve të një kompanie të madhe amerikane, kemi porositur një medikament të ri që është shpresëplotë për trajtimin e koronavirusit”, tha mjeku.