Mjeku i njohur: Në Shqipëri të paktën 400 persona të prekur me koronavirus
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me “ABC News” ka folur për situatën e krijuar me koronavirusin.
Pipero theksoi se kjo sëmundje ka shumë të panjohura, por pavarësisht kësaj janë marra masat për ta pasur në qendër të vëmendjes.
‘Kjo sëmundje ka pasur shumë të panjohura. Rastet e para ashtu si në botë, vijnë pa lajmëruar dhe duke mos pasur asnjë informacion ne ekspozohemi edhe pse epidemia ka qenë në qendër të vëmendjes tonë.
As ne nuk i shpëtuam dot kësaj ndodhie, ne jemi të ekspozuarit e parë jemi heronjtë e parë shpesh edhe dëshmorët e parë. Sa i takon dy mjekëve të konfirmuar pozitiv, gjëndja shëndetësore e tyre është e mirë. Janë të vetëizoluar’, u shpreh Pipero.
Ai shpjegoi se kontakti sipas tij ka qenë me të sëmurin dhe familjarët e të sëmurit.