Mjeku i njohur Roland Xhaxho shërohet nga COVID-19, pritet dalja nga Infektivi

Profesor Ronald Xhaxho është shëruar nga COVID-19 dhe, pas gati dy javëve në spital, pritet të dalë. Ai u shtrua në datën 4 prill.

Vetë Xhaxho ka folur për mediat ku ka deklaruar se është në gjendje të stabilizuar dhe se testi që ka kryer së fundmi në Spitalin Infektiv i ka rezultuar negativ.

Tashmë Xhaxho pret të dalë nga spitali, për të qëndruar një periudhë tjetër 14-ditore në karantinë për rikuperim pas trajtimit.

SHKARKO APP