Mjeku i njohur Tritan Kalo: Të dielën ta shfrytëzojmë forcën e votës për ndryshim

Mjeku infeksionit dr. Tritan Kalo, dy ditë përpara se në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, u drejtohet qytetarëve me një mesazh duke u kërkuar dy gjëra: e para që të “mos bien pre e pre e dasive partiake” dhe e dyta që “të votojmë dhe mençurisht të shfrytëzojmë forcën e votës për ndryshim”.

“Kohë kovidiane…. 25.04.2021 dhe në vijimësi. POR tashmë në periudhën e pas-tranzicionin Demon-kratik….Ishim, jemi dhe përjetësisht të gjithë do të mbesim bijë e bija të këtyre Trevave Arbërore….Jemi SHQIPTARË në gen, në shpirt, në frymë dhe në qëndrimet tona, për ardhmërinë e mbrothësimin e Nënlokes Shqipëri…. KURRË mos bini pre e dasive partiake dhe mos u verboni nga mëria e urrejtja ndaj njëri-tjetrit….

Me mendjen e kthjellët e të ndriçuar nga drita e shpresës dhe me zemrën e mbushur plot dashuri e respekt për njëri-tjetrin e “baltën më të ëmbël se mjalta”, qetësisht të kryejmë detyrën tonë qytetare ndaj DEMOKRACISË, të votojmë dhe mençurisht të shfrytëzojmë forcën e votës për ndryshim, në një Shoqëri të plotë-vlertë demokratike pa asnjë reminishencë të së shkuarës sonë diktatoriale në të…

Swiss Digital Desktop Reklama

Dibranë, elbasanlli, shkodranë, vlonjatë, gjirokastritë, tironsa, korçarë, myzeqarë, krutanë, etj., ishim, jemi dhe në çdo kohë e rrethanë do të mbetemi motra e vëllezër… Interesat e atdhedashurisë duhet të prevalojnë mbi interesat partiake… KURRË të mos harojmë se Delezimi dhe Militantizmi i verbër, dhuna verbale e fizike do të sjellë edhe në vijimësi vetëm theqafjen e demon-kracisë…. Together forever!!!” shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?