Mjeku i prekur me Covid-19 tregon si infektoi vajzën dhe jo kolegët: Këto ishin shenjat dhe u distancova nga pjesa tjetër

Mjeku Jetish Jetishi përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” rëfeu se përveç vajzës së tij pjesa tjetër e familjes nuk është prekur nga Koronavirus

Ai tregoi se ka fituar betejën me Covid-19, pasi rezultoi pozitiv ditë më parë. Por kjo gjë nuk ka ndodhur me vajzën duke treguar se lodhja e humbja e shijimit kanë qenë simptomat kryesore.

Nga unë është infektuar vetëm vajza ime, e cila është asimptomatike. Është mirë, është distancuar nga familja në dhomë të veçantë. Unë nuk kam infektuar asnjë nga kolegët dhe kjo më ka lehtësuar.

Vajza ka pasur simptoma të lehta ka bërë testin dhe ka dalë pozitive, ndërsa gruaja dhe djali jo. Është 20 vjeçare dhe studente e mjekësisë. E kuptova që ndjeva lodhje jo të zakonshme dhe më dhimbnin muskujt, tharje fyti dhe humbje e pjeshme të shijimit.

Këto ishin shenjat dhe u distancova nga pjesa tjetër”.tha mjeku Jetishi.

I pyetur se ku mund të jetë infektuar mjeku tha se ky është një armik i padukshëm dhe se ende nuk e di ku apo si mund të jetë infektuar.

SHKARKO APP