Mjeku i riinfektuar me koronavirus shtrohet në spitalin Infektiv

Dje në vendin tonë u bë me dije lajmi se një mjek në qytetin e Durrësit ishte infektuar për së dyti nga koronavirusi.

Ai është personi i parë në shqipëri që kontrakton sërish sëmundjen pasi ishte shëruar plotësisht. Arsyeja pse ai është infektuar sërish mbetet fakti se punon vazhdimisht me shumë pacientë dhe ka kontakte me shumë persona.

Ditën e djeshme mjeku u shtrua në spitalin Infektiv dhe bashkë me të janë shtruar edhe 2 persona nga Fushë Kruja, të dyshuar si të prekur me koronavirus.

Pra bëhet e ditur se ekziston mundësia e një riinfektimi prej pandemisë pavarësisht se sëmundja është kaluar një herë ndërsa pritet të vërtetohet nëse rastet e dyshuara në Krujë janë pozitivë.

SHKARKO APP