Mjeku Ilir Allkja: Ministria e Shëndetësisë të lërë shfaqjet me figurantë, të trajnojë mjekë e infermierë për kujdes intensiv

Mjeku i QSUT, Ilir Allkja, shpreh shqetësimin për rastet në rritje me koronavirus.Sipas tij, kemi një situatë të rënduar, jashtë kontrollit, me shifra në rritje ditë pas dite.

Allkja: Ka shumë kërkesa, qindra qytetarë që kërkojnë asistencë për familjarët e  tyre që kanë shenja të ngjashme me Covid 19. Për 130 raste pozitive të zbuluar gjatë një ditë janë 1300 pas.

Në një intervistë për Ora News, mjeku shpreh shqetësimin për mungesën e burime njerëzore dhe pajisjeve mjekësore.

Allkja: Jemi një vend i varfër, që investon shumë pak në shëndetësi. Vetëm 2.8% e të ardhurave kombëtare shkojnë për sistemin shëndetësor, dhe ato 2.8% qepen në mënyrë barbare me koncesione të dyshimta dhe korruptive. Me shumë gjasa mund ti hapim dy spitalet e tjera. Duhet të jemi gati. Por edhe nëse u bënë gati a i kemi ne burimet njerëzore për të pajisur dy spitalet?Kjo është sfida. Pamë një shfaqje dje të Ministres me 50 figurantë, infermierë të gatshëm të punonin në spitalin Infektiv, është për tu përshëndetur, ne kemi nevojë për shpresë, për të pasur besim te sistemi jonë i varfër dhe i vjedhur shëndetësor.

Defiçencën e Shqipërisë me staf mjekësor e ka ngritur edhe Banka Botërore në raportin e saj.

Në gjykimin e mjekut Allkja, Ministria e Shëndetësisë është e vonuar pasi duhet të kishte nisur me kohë trajnimin për kujdes intensiv të qindra infermierëve dhe dhjetëra mjekëve.

Allkja: Që ka mungesë mjekësh e ka shprehur në raportin e saj dhe BB, Shqipëria është shumë poshtë mesatares së Ballkanit. Nuk është sekret që ka mungesë mjekësh, janë 1.2 mjekë për 1000 banorë. Greqia e ka 5 mjekë për 1000 banorë. Në mjekë reanimatorë domosdoshmërisht kemi mangësi, kemi mangësi në mjete. Në punën time përdor një oksimetër që e kam blerë vetë se ai i punës është dëmtuar para disa muajsh dhe nuk e kanë zëvendësuar. Ndërkohë që këto pajisje duhet të jenë pa kursim, duhet tu shpërndahen mjekëve të familjes, infermierëve.Qeveria duhet të tregiohet transparente, të mos japë shfaqje me figurante por duhet të kishte filluar trajnimin për kujdes intensiv të qindra infermierëve dhe dhjetëra mjekëve.

Në intervistën për Ora News, mjeku bëeri një vështrim të përgjithshëm të situatës së pandemisë.

Simptomat e Covid- 19

Tipike është humbja e shijes, nuhatjes, dhimbja e fytit, temperatura. Kur shfaqen komplikacionet janë kolla, vështirësia në frymëmarrje. Kur gjendja agravohet më tej shfaqen shenja të tjera që na detyrojnë ti drejtojmë në një nga spitalet Covid të sëmurët për të marrë ndihmën e specializuar.

S’ka moshë për koronavirus

Nëse në fillim thuhej se koronavirusi prek vetëm të moshuarit, tani nuk ka dallim moshe. Personalisht kam pasur pacientë bebe 6 muajsh deri të moshuar 90-vjeçarë. Nuk ka një grupmoshë të caktuar që është target i infeksionit, preke të gjitha moshat dhe për fat të keq edhe raste fatale kemi pasur te të gjitha moshat.

Preken edhe njerëzit pa sëmundje bashkëshoqëruese

Absolutisht ka dhe nuk ka vend për trimëri. Meqë dikush mund të ndihet i ri, i fortë dhe pa probleme shëndetësore të bëjë trimin para virusit.

Testet serologjike në laboratorët privatë

Është një mundësi më shumë. Duhet të mundësohen të gjitha analizat rreth testimet të Covid-19.

Tamponët fals negativ

Është sfidë më vete, varet që te marrja e tamponit, konservimi.Flitet që 20-30% e rasteve dalin falso negativ ose pozitiv por nuk është e sigurtë.Ka një marzh të lartë gabimi. Kemi shifra alarmante se nuk bëhen shumë testime, matemi me vendet afrikane.

Vaksina antigrip

Vaksina antigrip është bërë një rutinë për çdo fillim stine të ftohtë.Rekomandohet por personalisht kam një përvojë të keqe se dy herë që e kam bërë atë vaksinë, dy herë jam sëmurë. Herë tjetër nuk e kam aplikuar dhe kam kaluar një dimë të rehatshëm.

Kthimi në shkolla, rrezik?

Mbetet për tu gjykuar në vjeshtë, është një diskutim në të gjithë botën. Së pari vjen shëndeti. Mësimi ndoshta do të vazhdojë online, ndoshta mund të vazhdojë me klasa më të vogla. Për fat të keq kemi mungesa edhe në ambiente shkollore, në Tiranë kemi klasa me mbi 40 veta.Kemi ambiente të mangëta, shumë shkolla në Tiranë janë në ndërtim e sipër, nuk kemi ambiente për të ruajtur distancimin fizik. Ruajtja e shëndetit të fëmijëve duhet të prevalojë mbi të gjitha, duhen gjendur metoda të tjera.

Më mirë ta mbivlerësojmë, sesa ta nënvlerësojmë virusin

Edhe gripi i zakonshëm demton shëndetin.Epidemia e koronavirusit duhet të na shkundë fort dhe të na shtyjë për një mënyrë tjetër jetese. Duhet ruajtur distancimi fizik, të mbahen maskat në ambjente të mbyllura dhe të zgjidhet me kujdes maska.Duhet të ruhemi, më mirë ta mbivlerësojmë sesa ta nënvlerësojmë.

SHKARKO APP