Mjeku: Italia po prodhon një vaksinë në Firence, doza e parë jep 1 muaj imunitet
Në një intervistë për Ora News, mjeku Arben Gjeka u shpreh se vaksina në Itali po prodhohet në Firence dhe është e rëndësishme, pasi edhe pse janë porositur 250 mijë doza, duhet një siguri për ardhjen e tyre.
Gjeka tha se vaksina Pfizer që po aplikohet tashmë në Itali ka dhënë vetëm efekte të lehta anësore, gjë e cila ka qenë e parashikuar.
Gjeka: Vaksina që prodhohet në Firence është e rëndësishme, pasi edhe pse janë porositur 250 mijë doza, duhet një siguri për ardhjen e tyre. Kjo behët për t’i dalë përballë çdo problemi me furnizimin e vaksinës. Kjo është faza e parë e prodhimit të kësaj vaksine dhe po tregon se ka sukses. Kjo është një vaksinë që në 28 ditë krijon antitrupa dhe sipas eksperimenteve është vërtetuar se nuk ka efekte amësore.
Është parashikuar që në këtë periudhë emergjenca faza 2 dhe 3 të fillojnë dhe mbarojnë në verë dhe në vjeshtë. Mendohet se kjo vaksinë do të hidhet në treg në vjeshtën që vjen. Sigurisht që ka pasur disa efekte anësore të lehta si dhimbje koke dhe pak dhimbje në vendin ku bëhet vaksina, por pjesa më e madhe e mjekëve janë vaksinuar. Pfizer ka pasur këto efekte anësore që janë parashikuar më parë. Sigurisht frikë kemi nga reaksioni alergjik gjë e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Në dozën e dytë do të kemi një tablo më të qartë.
Gjeka shtoi se në gjithë Italinë janë ngritur rreth 300 pika vaksinimi dhe pritet që të hapen pika të reja edhe me ndihmën e ushtrisë.
Gjeka: Në gjithë Italinë janë ngritur rreth 300 pika vaksinimi dhe pritet që të hapen pika të reja edhe me ndihmën e ushtrisë. Sigurisht që për këtë kërkohet kohë dhe mjekë. 10 ditë janë shumë pak pas vaksinimit. Thuhet se në dozën e parë fitohet një imunitet 1 muaj, ndërsa imunitetin e plotë e fiton me të dytën. Kjo do të shihet edhe më mirë në periudhën e pranverës. Italia shpreson që në 12 muaj ta përfundojë fazën e parë të vaksinimit, për të krijuar imunitetin e grupit.