Mjeku Kalo flet për ilaçin që po bën “magji”: Protokolli bazë ka dy preparate

Sot më shumë se kurrë qytetarët kanë nevojë për informacione të sakta. Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur për pandeminë që tashmë ka prekur pothuajse të gjithë botën. I ftuar në “abcnews”, Kalo gjithashtu ka folur për gjendjen në të cilën është përfshirë vendi duke treguar edhe për gjendjen e personave që tashmë janë në Spitalin e Infektivit të prekur me koronavirus, ai u shpreh se janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

“Negativizim do të thotë se nuk ka më virus. Në bazë të protokollit të sotëm duhet të jenë dy kultura negative në mënyrë që të bindet se nuk përben me rrezik. Kemi 28 të sëmurë në Spitalin e Infektivit dhe tre janë në gjendje të agravuar, por fatmirësisht jo deri në rrezik. Është e rëndësishme të kujtojmë që po bëhet një lloj vetëflijimi nga personeli mjekësor sepse ka prindër që po sakrifikojnë përballë koronavirusit. Reagimi i makroorganizimit tonë nuk është i njëjtë, gjithashtu edhe përgjigja terapike nuk është e njëjtë te individët”.

Për më tepër mjeku infeksionist thekson se çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme. “Dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë. Protokolli bazë ka dy preparate. Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkrive dhe në pjesë të tjera të organzimit. Ndërsa të tjerët përveç suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar më këto preparatë të bëjnë të mundur në kohëzjgjatjen 10 ditore të mbajnë këtë kontroll dhe komunikim. Preparatet që kanë dhënë rezultate në Kinë po përdoren edhe në Itali. Epidemiologët janë ato që marrin të dhënat dhe bëjnë studimet. Është vështirë që SARS COV 2 ta rëndojë gjendjen”.

SHKARKO APP