Mjeku Kalo u kthehet politikanëve: Krizën do ta përballojmë bashkë, po fitimet tuaja do t’i ndani me ne?
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, është kritik ndaj qëndrimeve që po mbajnë politikanët e të dyjave kahëve në lidhje me situatën e krijuar në Shqipëri nga Covid-19.
Mëngjesin e sotëm, Kalo ka bërë një postim në “Facebook”, ku u drejtohet politikanëve, nëse fitimet e tyre në këto 30 vite do t’i ndajnë me ne?
Statusi i plotë i Tritan Kalos në “Facebook”:
“KRIZËN do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demonkraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..
APO lopa do të vijojë të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese”, ndërsa QUMËSHTI do vjojë të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO WAY….Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës”, tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…HAPINI sytë e mëndjes ju Bashkëkombas…..Quoa vadis Shqipëria ime!!!