Mjeku Koduzi: Qeveria duhet të kishte ndërprerë fluturimet me Italinë që në fillim

Si masë për të parandaluar shpërthimin e koronavirusit, qeveria duhet të kishte ndërprerë fluturimet me Italinë. Deklarata u bë nga mjeku Gazmend Koduzi, i cili në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora vuri theksin tek shkatërrimi i institucioneve shëndetësore.

Disa nga pasojat e mosveprimeve sot janë shkatërrimi i institucioneve shëndetësore dhe mos dëgjimi i zërit të profesionistëve. Qënia njerëzore që kur ka lindur në tokë është në luftë me mikrobet dhe bakteret. Kush fiton luftën? Herë bakteret dhe herë qënia njerëzore. Tani qënia njerëzore i ka të gjitha mekanizmat për tu përballur me këto viruse. Covid 19 është virus i ri dhe përditë njerëzimi mëson. Por disa mjete në dorë për ta parandaluar janë.  Që në fillim kur Italia vendosi 10 zonat e kuqe qeveria shqiptare duhet të kishte thënë që ndalohen fluturimet”, theksoi mjeku Koduzi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?