Mjeku Koni kundër vendimit: Pse ai me biçikletë pa maskë dhe unë këmbësor me maskë
Duke filluar nga dita e nesërme është e detyruar mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura apo të hapura.
Kjo masë shikohet si domethënëse për frenimin e pandemisë së koronavirusit, por mjeku Artan Koni, u shpreh në studion e emisionit “Open”, kundra kësaj mase.
Ai tha se është dakord që maskat të mbahen në ambiente të mbyllura, por në ambiente të hapura nëse respektohet distanca fizike, atëherë ai nuk e shikon të domosdoshme mbajtjen e maskës. Ndërsa drejtori i QSUT-së Skënder Brataj tha se mbajtja e maskës bëhet për të frenuar përhapjen e pandemisë, duke shtuar se për personat që kryejnë aktivitete fizike, maska nuk është e detyrueshme.
Artan Koni: Virusi nuk është në ajër transmetohet përmes spërklave. Për jetën në qytet duke qenë se nuk kam distancë me njerëzit ta vë maskën, por kur kam distancë të duhur pse ta vendos maskën. Pse ai i biçikletës nuk vendos maskë dhe ai që qëndron në këmbë jo. Sepse dhe ai më afrohet pranë mua. Maska duhet mbajtur nëse nuk plotësohet kushti i dy metrave. Në ambiente të mbyllura kur qëndron gjatë duhet mbajtur maska.
Skënder Brataj: Për interpretim të gjithë e interpretojmë si të duam. Ai që është me biçikletë nuk kalon në trotuar, ku të teshtinë 100 persona në të njëjtën kohë. Të shkosh tek blloku çdo natë ka shumë njerëz.
Eni Vasili: Nëse do të vraponi me vrap jo maskë, e ndaluat vrapin maskë?
Skënder Brataj: Kush bën aktivitet sportiv nuk duhet vendoset maska.