Mjeku Mel Ostreni: Të jemi të përgatitur, virusi do të rikthehet në…
Kur bota po punon që të gjejë kurën finale në luftën ndaj Covid-19, ka ekspertë që flasin për rikthmin të virusit vdekjeprurës. Figurat e mjekësisë vendore e asaj ndërkombëtare, përveç angazhimit personal dhe thirrje të vazhdueshme për kujdes, po flasin për diçka të frikshme.
Mel Ostreni, mjek i njohur, thotë se shkelja e karantinës mund të bëjë që në Shqipëri të përsëritet skenari italian. Ai paralajmëroi se numri i të infektuarve me koronavirusin e ri, Covid-19, mund të arrijë nga 50 deri në 100 mijë. “Masat drastike ishin në kohë, por jo shumë në kohë, për të përballuar këtë gjëmë të madhe që ka kapur të gjithë Europën”, tha ai në A2.
Me fillimin e verës, virusi do të ulet por kjo është e përkohshme, pasi ekspertët e “Karolinska Institutet” në Suedi dhe Instituti “Max Planc” në Gjermani, do të kemi prapë një përhapje të virusit në fillimin e dimrit.