Mjeku Merkoçi: Shumë i rëndësishëm testimi për të zbuluar të infektuarit, në Spanjë testime masive
Në një lidhje me Skype me edicionin e lajmeve në TV Ora, mjeku Arben Merkoçi tha se në një situatë të tillë me Covid-19, është i rëndësishëm testimi.
Ai tha se duhen marrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit, pasi pa diagnostifikim nuk ka as trajtim të të sëmurëve.
Merkoçi shtoi se në Spanjë janë bërë testime masive për të zbuluar personat e infektuar.
Arben Merkoçi: Në një situatë të tillë është shumë i rëndësishëm testimi, për të gjetur se kush janë të infektuarit. Duhen marrë masa mbrojtëse për të ndaluar përhapjen e infektimit. Pa diagnostifikim nuk mund të ketë edhe trajtim të të sëmurëve. Këtu në Spanjë ka edhe testime masive duke testuar anti-trupave për të parë nëse ka persona të infektuar.