Mjeku në Gjermani: Komplikacionet mund të qëndrojnë edhe pas kurimit nga COVID-19
Koronavirusi shkakton edhe komplikacione të tjera, të cilat mund të qëndrojnë edhe nëse pacienti shërohet nga COVID-19.
Mjeku Fahri Beqja në një lidhje në Skype nga Gjermania për Ora Neës shprehet në të shumtën e rasteve, me shërimin nga COVID-19 rigjenerohen dhe komplikacioneve të tjera.
Por disa pacientë mund të kenë dhe nevojën për tu mbajtur me pajisje oksigjeni edhe pasi të kurohen.
Beqja: Në Gjermani nuk lejohet më shumë se dy persona në rrugë pavarësisht se janë të së njëjtës familje. Landi i Bayern, Saland që bëjnë ndalesë qarkullimi përveç lëvizjeve shumë të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme pasi personat që testojnë pozitiv në fillim mund të izolohen dhe të ndërpritet zinxhiri i infektimit. Ka rol në trajtimin e hershëm për të parandaluar një koplikacion me një sëmundje tjetër.
Deri tani nuk kemi as terapi e as vaksinë të COVID-19 oksigjen dhe terapi të simptomave, të gjithë vaksinat që po shpërndahen në të gjithë botën nuk janë zyrtare. Janë për sëmundje të tjera por që kanë pasur dhe ndikim tek ky virus. Siç është rasti me Cloroquinen dhe Azotrimicinën. Në një stad të avancuar të sëmundjes vjen deri tek paraqitja e komplikimeve edhe në veshka por edhe dëmtime të muskulit të zemrës. Por të gjitha këto komplikacioneve rigjenerohen nëse pacienti shërohet. Por do të jenë studimet që do të vendosin nëse janë shërime të plota. Në aspektin e mushkërive mund të ketë persona që do të jenë të varur nga pajisjet e oksigjenit edhe në shtëpi.