Mjeku në protestë: ”Nuk bëjmë fëmijë sepse nuk e mbajmë dot” (VIDEO)

Gjatë protestës së ditës së sotme të organizuar nga emigrantët e diasporës ka folur përballë protestuesve të tjerë edhe një qytetar me profesion lokoped i cili deklaroi se: ”Ne nuk jemi një popull i pandërgjegjshëm por jemi i pa arsimuar dhe i pa edukuar me ndjenën e reagimit qytetar dhe besimit në vete”.

Duke theksuar rëndësinë e shqetësimit që kanë banorët e prekur nga projekti i ”Unazës së Re” dhe ai i zgjatimit të bulevardit, mjeku theksoi edhe se: ”Nëse dikush mendon se unë jam i paguar po ju them se unë paguaj edhe për të burgosurit për rehabilitimin e tyre. Shanset për ndërtimin e një jetë më të mirë i meritojnë edhe ata”.

Më tej pohoi se protesta e diasporës dhe ajo e studentëve është për të rikthyer vëmendjen tek qytetarët shqiptarë. Asnjë politikan nuk mund të jetë mbi popullin. ”Fasada për të ndryshuar ministrat nuk pin më ujë z.Kryeministër. Nëse Sajmir Tahiri e mbushi vendin me drogë, sot me firmën tënde ai po tenton të rikthehet në politikë dhe jo të shkojë në burg, atje ku e meriton. Unë me bashkëshorten time po sakrifikojmë sepse nuk po bëjmë një fëmijë dhe të krijojmë një familje sepse nuk kemi ende mundësi t’i sigurojmë atij një të ardhme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetari e akuzoi kryeministrin se ka 6 vjet që qeveris dhe bën sipas tij gjoja reforma por që deri sot ka treguar se ka futur njerëzit e vet në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama
PROTESTA E DIASPORES PARA KRYEMINISTRISE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?