Mjeku Nestor Memsuri: Kërkohet urgjentisht strategji për menaxhimin e situatës me pandeminë

Mjeku higjenist dhe epidemiolog, Nestor Memsuri, bën apel që në këtë situatë të përballjes së vendit me koronavirusin kërkohet urgjentisht strategji për menaxhimin e situatës me pandeminë.

Anëtari i Kryesisë së LSI-së në Durrës thekson se jeta e çdo shqiptari është e shtrenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, përkushtim dhe përgjegjshmëri!

Apeli i mjekut Nestor Memsuri

Kërkohet urgjentisht 🚨strategji për menaxhimin e situatës me pandeminë.

➡️ Duhet TESTIM – GJURMIM – TRAJTIM

➡️ Shtim numrit të TESTIMEVE të SHPEJTA dhe FALAS.

➡️ Shtim buxheti për shëndetësinë.

➡️ Shtim i personelit që mbulon të treja fushat – Testim – Gjurmim – Trajtim.

➡️ Trajnim i vazhdueshëm koherent i personelit shëndetësor.

➡️ Pajisje e vazhdueshme me mjete mbrojtëse PPE dhe monitoruese (oksimetër, etj).

➡️ Trajtimi i personelit në Qendra Shëndetësore si personel në vijë të parë.

➡️ Të aktivizohen mjekët e familjes.

➡️ Spitalet rajonale të sigurohen me pajisjet e nevojshme dhe respiratore.

➡️ Qeveria të aplikojë skemën e rimbursimit të medikamenteve, panelit të analizave dhe shërbimin e qytetarëve të prekur nga COVID-19.

➡️ Të mos trajtohet pandemia politikisht, por të dëgjohen realisht ekspertët dhe profesionistët.

➡️ Shëndeti publik duhet të jetë parësor dhe prioritar dhe paratë të shkojnë realisht tek shtresat në nevojë dhe në mbrojtje të jetës së shtetasve shqiptarë.

Jeta e çdo shqiptari 🇦🇱 është e shtrenjtë!

Duhet mbrojtur me çdo kusht, përkushtim dhe përgjegjshmëri!

Kërkohet urgjentisht 🚨strategji për menaxhimin e situatës me pandeminë.
➡️ Duhet TESTIM – GJURMIM – TRAJTIM
➡️ Shtim…

Pubblicato da Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës su Giovedì 12 novembre 2020

SHKARKO APP