Mjeku Pipero: Koronavirusi prek mushkëritë, veshkat, mëlçinë dhe i nxjerr jashtë funksionit

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, sqaroi qytetarët për shenjat që shfaq koronavirusi, duke thënë në rubrikën “Opinion”, në News24, se shenja kryesore në kushte shtëpie është vështrësia në frymëmarrje.

Sipas mjekut Pipero, ky virus është i tmerrshëm, pasi prek së pari mushkëritë, duke i nxjerrë jashtë funksionit. Më pas, virusi prek veshkat, duke bërë që personat e të kenë nevojë për dializë, dhe më pas prek edhe mëlçinë.

Pra, mjeku Pipero deklaroi se koronavirusi fut në kolaps të gjithë organet e njeriut, duke shtuar se nuk i ka ndodhur kurrë më parë që një virus të sjellë pasoja kaq të rënda.

“Ju lutem qytetarëve të mos bëjnë doktorin, të mos harrojnë numrin 127, të ushqehen shëndetshëm dhe të konsumojnë sasi të mjaftueshme uji, të dalin sa më pak nga shtëpia, duart t’i lajnë e dezinfektojnë sa më shumë.
Simptomat e virusit janë të ngjashme me gripin e zakonshëm, nuk e diferencon dot qytetari, edhe ne mjekët e kemi të vështirë. Diferencimin në kushte shtëpie e bën vështirësia në frymëmarrje.

Qytetari merr frymë, por nuk mbushet dot. Qytetarit i them që virusi në radhë të parë prek mushkëritë dhe i nxjerr jashtë funksionit. Prek veshkat, një pjesë e madhe e personave kanë nevojë për dializë. Ky virus prek mëlçinë. Pra, kalon në kolaps gjithë organet. Është një nga sëmundjet më të rënda. Unë me kolegët e mi rrallë kemi parë septus të shkaktuar nga një virus”, tha mjeku i njohur.

SHKARKO APP