Mjeku Pipero mesazh shqiptarëve: Mbroni veten, na mbroni edhe ne. Si ta mbani larg virusin e rrezikshëm
Ndërkohë që Shqipëria ka shënuar sot viktimën e dytë nga koronavirusi, mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka dalë me një mesazh sensibilizues për të gjithë shqiptarët.
“Mbroni veten, mbroni të tjetër, na mbroni edhe ne. Madje duke mbrojtur veten na ndihmoni t’ju japim më shumë ndihmë atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për ne”- apelon mjeku, duke theksuar se virusi mbahet larg duke kufizuar levizjet dhe kontaktet, e duke qendruar ne shtepi.
Mesazhi i Piperos
Epideminë dhe sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 e kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë. Për ta parandaluar duhet doemos mirëkuptimi dhe mbështetja juaj. Mbroni veten, mbroni të tjetër, na mbroni edhe ne. Madje duke mbrojtur veten na ndihmoni t’ju japim më shumë ndihmë atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për ne. Jo frikë, jo panik, paniku është aleati më i mirë i virusit. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusin e mbani larg, mjafton qe te kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg. Dhe mos harroni të lani sa më shpesh duart me ujë dhe sapunë. Së bashku ne ja dalim, se bashku ne e mundim këtë epidemi.