Mjeku Pipero: Skenari italian nuk është larg, mos na detyroni t’ua bëjmë daljen 1 herë në 3 ditë si Kina
Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero, në një lidhje me skype për Ora News kërkoi nga qytetarët të parandalojnë skenarin italian, në të kundërt shtoi ai, autoritetet do të detyrohen të zbatojnë skenarin kinez ku askush nuk mund të dalë jashtë dyerve të shtëpisë, përveç një nga familjari një herë në 3 ditë për furnizime.
Pipero: Vërej që qytetarët mezi presin të grumbullohen turma turma e në parqe, në fashet e orareve të caktuara nga qeveria, e shumëpërulësi e profesionalizëm u kemi thënë qytetarëve se nuk kemi asnjë aleat tjetër veçse ndërgjegjësimit bashkëpunimit me ta dhe respektimit të një kërkese minimaliste në këtë situatë të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe në atë që kohë që dalin jashtë të shmangin kontaktet me njerëzit.
Kjo epidemi në bazë të projeksionit, koha më e mirë e mundshme për ta kaluar është 4 muaj. Masat shtrënguese mund të zgjasin përtej një muaji. Masat janë drastike, por ende ekstreme. Në rast se qytetarët binden dhe i respektojnë këto nuk ka arsye të detyrojnë qeverinë për ndërmarrë masa ekstreme. Në rast se nuk e respektojnë do të na detyrojnë të zbatojmë skenarin kinez që asnjë qytetar nuk lejohet të dalë nga shtëpia, vetëm një pjesëtar i familjes lejohej një herë të ditë. Nuk dëshirojmë të shkojmë në skenarin më keq të mundshëm. Dëgjojmë lajmet që vinë nga Italia dhe ai skenar nuk është larg, e kanë në duar qytetarët që ta mbajnë larg apo ta sjellin në Shqipëri.
Duke komentuar situatën në Kinë dhe Itali, Pipero tha se Kina e pësoi nga padituria ndërsa Italia nga dituria, pasi e neglizhoi rrezikun e virusit. Mjeku përsëriti edhe njëherë apelin për qytetarët që të heqin dorë nga vendosja e maskave në rrugë.
Pipero: Kam komunikuar përmes kolegëve italianë me mjekët kinezë në Itali që kanë evidentuar dy problematika. Mjekët kinezë kanë thënë ne e pësuam nga padituria, Italia nga dituria, e nënvlerësoi sëmundjen. Së dyti lëvizshmëria e kantrolluar e zonave në karantinë në veri drejt jugut mundësoi përhapjen shumë të shpejtë të virusit në gjithë Italinë. Maskat nuk janë mjet për të mbrojtur qytetarët në rrugë por doktorët në detyrë. Qytetarëve nuk ju duhen maskat në rrugë, duhet të rrinë në shtëpi. Maskat duhet ta përdorin personat e infektuar ose ata kanë që i kanë pasur kontakt për të mos e transmetuar. Nuk mbrojnë qytetarin e shëndoshë.