Mjeku psikiatër: 44-vjeçari vuante nga çrregullime mendore, nuk pranonte të merrte mjekime

Mjeku psikiatër Gentian Cala, ka folur për autorin e ngjarjes makabër në Pogradec, ku thotë se ka vizituar më parë Olsi Çeçekin dhe se është person me probleme mendore. Ai tregon se 44-vjeçari vuante nga çrregullimet mendore si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike dhe se nën efektin e tyre dhunonte anëtarët e familjes.

Mjeku psikiatër shprehet se autori nuk pranonte të merrte mjekime, ndërsa e ëma, e mbetur viktimë në këtë ngjarje, shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin.

“Autori i krimit vuante nga çrregullime mendore, të cilat kishin si shkak përdorimin e substancave narkotike. 44-vjeçari, nën efektin e narkotikëve dhunonte anëtarët e familjes. 44-vjeçari nuk pranonte të merrte mjekime. E ëma shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?