Mjeku publikon imazhe të Covid-19: Në Shqipëri ka hyrë që në Janar

Covid-19 ka hyrë në Shqipëri që në janar. Kjo tezë e hedhur nga kirurgu Gëzim Xhepa është mbështetur me fakte nga imazheristët e QSUT. Përmes një postimi në profilin e tij, mjeku Xhepa publikon imazhe të mushkërive të pacientëve të sëmurë në periudhën janar-shkurt, atëherë të diagnostikuar me pneumoni, por që sot kanë të njëjtën fizionomi, mushkëritë e prekura nga Covid-19.

“Kam tre javë që i kërkoj departamentit të Imazherisë të fillojë hulumtimin e imazheve pulmonare të epidemisë janar-shkurt 2020! Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmenaj, imazheristit që ishte i pari, që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19 dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose. Mu ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së Covid-19 në datat 15-20 janar, në disa raste në Infektiv”.

Në spitalin e Durrësit, 11 pacientë në periudhën janar-shkurt janë diagnostikuar me pneumoni atipike, por sot fotografitë pulmonare janë identike me pamjen e një mushkërie të prekur nga Covid-19. Mjekët pritet të analizojnë të tjera të dhëna te pacientët që në periudhën janar-shkurt janë trajtuar si të prekur nga gripi Ah1n1 dhe komplikacionet që shkaktonte ai.  Xhepa thotë se piku i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri ka kaluar para vendosjes së karantinës, ndaj propozon hapjen, por me një sjellje të re të shoqërisë, atë të distancimit fizik.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/alkerta/posts/10158891395643538

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?