Mjeku që denoncoi mungesën e pajisjeve, Ilir Allkja: Më kanë komunikuar shkarkimin nga puna
Ilir Allkja mjeku i QSUT i cili pak ditë më pare denoncoi mungesën e veshjeve speciale per personelin mjekësor është shkarkuar nga detyra.
Shkakrimin e ka konfirmuar vetë Allkja përmes një postimi në facebook, ku shkruan se për arsye të panjohura i është kërkuar largimi nga puna.
Postimi në Facebook i mjekut Ilir Allkja:
“Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion!
Ju dua shumë !”- shkruan Allkja në postimin e tij.
Kujtojmë se pak ditë më parë Allkja u shpreh se do të vetëkarantinohej pasi kishte vizituar tre të dyshuar me COVID 19, dhe se nuk ishte i pajisur me veshje speciale, por vetëm me një maskë.
Lexoni edhe
Shkon në 38 numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend
Temperaturë dhe dhimbje fyti? Shefi i urgjencës: Si të kuroheni në kushte shtëpie
Vendim i rëndësishëm i qeverisë. Oraret e reja për qarkullimin me makina
Shqipëria mbyll kufijtë më të gjitha vendet. Lejohet vetëm kalimi i mallrave
Covid-19/ Kjo situatë nuk është çështje ditësh! Durim dhe kurajo!
Ambasadorja Kim uron Ditën e Verës: Le të mbajmë distancë fizikisht,
Dom Gjergj Meta, qeveritarëve: Sigurohuni të mos mungojë sapuni dhe uji, lini mjekët të flasin
Këshilla e pedagoges shqiptare në Oxford: Ja pse sapuni vret virusin më mirë