Mjeku shqiptar Balla: Në Itali nuk u respektua karantina. Presioni i Konfindustrias ishte shumë i madh
Për mjekun Julian Balla, Italia nuk e respektoi siç duhet karantinën.
Në një lidhje Skype me “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha se kishte presion nga Konfindustria, por ishte presioni i sindikatave ai që solli këtë vendim.
Balla: Italia u bë në lockdown para pak ditësh. Presioni që ka ushtruar Konfindustria ka qenë shumë i madh ndaj qeverisë, derisa kërcënuan sindikata të mëdha me grevë masive, që u mori këtë vendim. Për mua, nuk e respektuan faktin e karantinës ashtu siç duhet dhe siç eksperienca kineze dha si vendi i parë i prekur.