Mjeku shqiptar: “Cunami” Covid-19 do të ketë edhe dy valë
Kur do të marrë fund lufta me pandeminë e Covid-19 dhe a rrezikohemi për shpërthime të tjera? “Cikliti kulmor i këtij virusi do të jetë brenda disa javëve. Çdo shtet duhet ta ketë të qartë se virusi nuk pushon vetëm me një fluks maksimal. Kanë për të ardhur 3 valë të ngjashme me cunamin. E dyta dhe e treta do të jenë më të lehta. Pas valës së tretë, duhet të themi se e kemi izoluar virusin”. Gani Zeka, mjek i sëmundjeve të brendshme, i cili prej vitesh punon në Poloni bëri thirrje që të mos ketë panik dhe frikë. “Populli nuk duhet të ketë panik, frikë, se mund t’i ndodhë një diçka e papritur, nëse ata zbatojnë rregullat, ata nuk duhet të kenë frikë. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi”,-tha në “A2cnn”.