Mjeku shqiptar flet nga SHBA: Ndërrohem në garazh, kam frikë kur shkoj në shtëpi

Mjeku kardiolog Sulejman Çele në një intervistë në Ora News nga New York, tha se ka frikë në përballjen me Covid-19.

I veshur me veshjen speciale, ai u shpreh se ka frikë edhe për familjen kur shkon në shtëpi, duke u ndërruar në garazh.

‘Po kemi frikë, pasi frika është një ndjenjë humane, është e vërtetë që frikë kemi të gjithë. Do të bëjmë ç’është e mundur për pacientët. Siç e shihni tani jam me uniformë dhe po mbrohem siç e kërkojnë të gjitha standardet, por kemi frikë, por edhe kujdes me pacientët. Kujdesi kurrë nuk është i tepruar, pastërtia higjiena. Kam frikë kur shkoj në shtëpi, për familjen, ndërrohem në garazh, bëj dush, që të mbrohem.’- tha Çele.

SHKARKO APP