Mjeku shqiptar në Milano: Ja strategjia që po ndjekim për uljen e rasteve!
Në një lidhje me skype nga Milano, mjeku shqiptar Alban Beltoja ka thënë se në Itali është ulur ndjeshëm numri i personave me koronavirus, dhe atyre që janë në terapinë intensive.
Mjeku ka shpjeguar edhe strategjinë që po ndjek Italia për uljen e këtyre rasteve, strategji kjo që ka rezultuar pozitive.
Alban Beltoja: Trendi në Itali është në ulje, ka shumë herë më pak të sëmurë se në fillim të epidemisë, edhe rastet e rënda janë shumë më pak.
Sistemi shëndetësor i Lombardisë është ndër me ekselentët, por sistemi i mjekësisë bazë të familjes ka akoma mangësi, edhe këtu mund të gjendet një përgjigje e kësaj situate, se përse ndodhi pikërisht këtu. Mos marrja e masave të izolimit dhe mangësitë në kujdesin shëndetësor bazë, bëri që i gjithë rajoni i Lombardisë të shkojë gati në kolaps.
Dritan Hila: A ka një terapi që po përdoret dhe që ka rezultat?
Alban Beltoja: Përsa i përket terapisë, ne po përdorim shumë skema, skemat janë në evolucion, strategjia e parë ka të bëjë me izolimin e popullsisë, me distancomini fizik, kjo ishte masa e parë që në javën e parë, dhe kjo dha rezultat, elementi i dytë është funksionimi i kujdesit shëndetësor bazë. Të sëmurët kanë 3 javë që nuk shtrohen më në spital, pasi tashmë këta të sëmurë paraqiten me shenja të koronavirusit, nuk shtrohen përjashto rastet e rënda, por ndiqen në shtëpitë e tyre, ka ekipe që i ndjekin nga afër, por ato vazhdojnë terapinë. Fillimi në kohë i trajtimit bakterial me medikamente, anti viral në spitale dhe me kokejle të zakonshme në shtëpi. Kjo strategji është strategjia që po jep efekte të mira, dhe rastet e rënda po ulen.