Mjeku shqiptar në Spanjë: Nëse nuk vaksinohet Ballkani Perëndimor, ka pasoja të rënda për Europën

Mjeku neurokirurg në Spanjë, Kita Sallabanda ka kritikuar Bashkimi Europian për strategjinë e shpërndarjes së vaksinave duke thënë se do të kenë pasoja të rënda nëse nuk vaksinohet Ballkani Perëndimor. Në një lidhje skype për emisionin “Wake Up”, Sallabanda u shpreh se duhet bërë një plan vaksinimi global pa egoizëm nga ekspertët në mënyrë që t’i jepet fund përhapjes së infeksionit.

”Spanja para një jave i dhuroi 30 mijë vaksina Andorrës. Unë fillova të mendoj se duhet të bëjë BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse Spanja i jep 30 mijë vaksina një qytet-shteti si Andorra, do ishte shumë normale që BE ti jepte vaksina Ballkanit Perëndimor, të paktën të vaksinohen mjekët.

Nëse mbajmë vatra infeksioni, nuk do të ketë imunizimin e tufës. Ndaj mendojmë që politika e BE është inkorrekte politikisht, është egoiste por dhe nga ana mjekësore nuk është korrekte.

Nga të gjitha aspektet po ta shohësh, është një gabim i BE dhe duhet ta korrigjojë sepse do ketë dëme jo vetëm Ballkani Perëndimor por edhe BE. Do krijohet një vatër infeksioni në Ballkan dhe do jetë futje infeksioni për të gjithë Europën. Nuk e gjen gjë Europën që të japë 100-200 mijë doza vaksinimi në Shqipëri kur ka marrë 2 milionë doza. Duhet bërë një plan vaksinimi global sepse do jetë zgjidhja. Nëse Europa do të jetë e vaksinuar dhe nuk do të jetë Afrika, do të kemi të njëjtat probleme”.

SHKARKO APP