Mjeku shqiptar tregon sekretin gjerman mbi virusin
Europa është epiqendër e Covid-19 dhe lufta e shteteve është e fortë. Në Itali dhe në Spanjë shifrat janë alarmante dhe përgjan me situatë lufte. Mjeku shqiptar Fahri Beqa i cili punon dhe jeton në Gjermani, thotë se prej së hënës janë duke u kryer deri në 400 mijë teste në ditë.
“Testimet kanë ndryshuar nga dita në ditë, në varësi të situatës. Në fillim, ne kemi pasur një numër më të vogël. Aktualisht, kemi një situatë kur numri është rritur shumë dhe testimet janë në ritme të larta. Ne po testojmë jo vetëm personat që kanë një simptomë, por edhe ata që janë persona kontakti, por edhe mjekët në vazhdimësi. Në këtë mënyrë, ne identifikojmë të prekurit dhe ndihmojmë të mos përhapet koronavirusi”.
Nga ana tjetër, ai foli edhe për ecurinë e sëmundjes dhe mundësinë e uljes së masave të marra nga autoritetet. “Ne kemi thënë se diku te 90 përqind e njerëzve nuk do të kenë nevojë për t’u shtruar në spital. Deri tani, në Gjermani kemi 67 mijë raste, të cilët janë dyfishuar për 7 ditë. Ky është një parametër që është shumë i rëndësishëm që tregon ecurinë e sëmundjes. Nëse dyfishimi shkon deri në 14 ditë, mund të ulen edhe masat drastike”.